Lajme

Zogiani: Kosova me mjaltin më të mirë në rajon, e ka zënë vendin e parë në disa panaire

05/21/2025 07:06
nga:Y I

Kryetar i Lidhjes së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogiani sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ndër të tjera foli për cilësinë e mjaltit në Kosovë.

Ai u shpreh se Kosova e ka mjaltin më të mirë në rajon dhe sipas tij, e ka zënë vendin e parë në disa panaire, përcjell Klankosova.tv.

“Bletaria do punë, nuk është siç mendojnë njerëzit me e marrë bletën, do punë, tani kanë dalur edhe sëmundje të ndryshme”.

“Ka mjaltë të mirë, Kosova e ka mjaltin më të mirë në rajon, për shkak të klimës, lartësia mbidetare që është mesatare. Mjalta e Kosovës nëpër panaire të ndryshme e ka zënë vendin e parë”, u shpreh tutje ai.