Lajme të këqija për Real Madrid dhe trajnerin Xabi Alonso.
Spanjolli nuk do të ketë në fillimin e edicionit 2025/2026 njërin nga lojtarët më të rëndësishëm, Jude Bellingham.
Lojtari anglez do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull pas Kupës së Botës për Klube dhe do të jetë jashtë fushës për rreth tre muaj.
Kjo nënkupton që anglezi do të mungojë në disa xhiro në fillim të edicionit të ardhshëm.
/GazetaBlic Sport/


