Lajme

Kurti për ish opozitën: Nëse ata duan të më largojnë mua, duhet ta votojnë Albulena Haxhiun

05/20/2025 20:28
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se duket se partitë tjera janë të kënaqur me atë si kryeministër, raporton Gazeta Blic.

Ai në RTK tha se nëse duan ta largojnë atë si kryeministër, duhet ta votojnë Albulena Haxhiun.

“Nëse ata duan të më largojnë mua, duhet ta votojnë Albulena Haxhiun. Duket se ata në mënyrë latente janë të kënaqur me Kosovën sot, me mua kryeministër”, tha Kurti.

Kurti: Kemi besuar që konstituimi të bëhet më shpejt – nesër nuk është në pyetje Albulena Haxhiu por mënyra e votimit