La Liga spanjolle po përfundon, ka mbetur vetëm edhe një xhiro, atje ku është e qartë se Barcelona do të jetë kampione, dhe gazeta “AS” bëri një renditje për ndërhyrjet nga dhoma e VAR dhe arriti në një përfundim interesant.
Nëse kjo teknologji nuk do të ekzistonte, Real Madridi do të ishte kampion dhe do të kishte një epërsi prej tetë pikësh ndaj Barcelonës.
Pa VAR, Reali do të kishte 7 pikë më shumë sesa ka në të vërtetë. Barca do të ketë pesë pikë më pak.
Ekipi që përfitoi më shumë nga VAR është Mallorca, e cila pa VAR do të kishte 10 pikë më pak dhe do të kishte qenë në vendin e 17-të.
Përndryshe, sa i përket rënies nga kategoria, edhe pa VAR, të njëjtat tre ekipe do të bien nga kategoria, dhe vendet e treta deri në të tetën do të ishin të njëjtat ekipe si me VAR.
/GazetaBlic Sport/


