Sporti

E konfirmon agjenti i Klopp: Lajmet për kalimin e tij tek Roma janë të pavërteta!

05/20/2025 10:28
nga:Lorik J

Jurgen Klopp ishte lidhur me punën si trajner i AS Roma, me Claudio Ranierin që është gati të dalë në pension.

Agjenti i ish-trajnerit të Liverpoolit, Mark Kosicke, tani ka konfirmuar se nuk ka të vërteta në këto thashetheme.

“Lajmet se Klopp do të bëhet trajneri i ri i AS Roma nuk janë të vërteta,” tha Kosicke për WinAllSports.

Klopp iu bashkua organizatës Red Bull si Drejtor i Global Soccer në fillim të këtij viti dhe do të vazhdojë në këtë rol.

/GazetaBlic Sport