Një raport i medias spanjolle ka zbuluar zhvillimet e fundit në lidhje me të ardhmen e portierit të Real Madridit, Thibaut Courtois.
Kontrata e Courtois me Real Madridin skadon në verën e vitit 2026.
Sipas radios spanjolle ‘COPE’, Real Madridi po planifikon të zgjasë kontratën e portierit belg për dy sezone të tjera, deri në vitin 2028.
Dihet që Real Madridi ndjek një politikë të qartë në rinovimin e kontratave për lojtarët mbi moshën 30 vjeç, duke preferuar të nënshkruajë kontrata afatshkurtra.
/GazetaBlic Sport


