Lajme

Vidhen të dhënat personale pas një sulmi kibernetik në Agjencinë Britanike të Ndihmës Ligjore

05/19/2025 16:38
nga:G B

Një sasi “e konsiderueshme” e të dhënave personale, përfshirë të dhënat kriminale, të aplikantëve që kishin aplikuar për ndihmë juridike që nga viti 2010 u u vodhën në një sulm kibernetik, tha të hënën Agjencia Britanike e Ndihmës Ligjore.

Agjencia tha se ishte në dijeni për sulmin më 23 prill dhe që atëherë kishte punuar me Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Të premten, ajo zbuloi se sulmi kishte qenë më i gjerë se sa kuptohej fillimisht dhe sulmuesit kishin akses në informacione në lidhje me aplikantët e ndihmës juridike, duke e detyruar atë të mbyllte shërbimet e saj në internet, shkruan Reuters.