Lajme

Prokuroria nis hetimet pasi një foshnje u gjet në mbeturina në Prishtinë

05/19/2025 12:37
nga:Genita C

Një foshnje e porsalindur dyshohet të jetë gjetur pranë një deponie mbeturinash në Prishtinë.

Foshnja raportohet se është braktisur duke u vendosur në një qese plastike.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin tashmë dhe kanë bërë me dije se po marrin veprimet e nevojshme për ta zbardhur rastin.

“Ju njoftojme se Prokurori kujdestar eshte njoftuar per rastin aktual, eshte ne ndermarrjen te gjitha masave dhe veprimeve hetimore per kete çeshtje.”