Lajme

Vlora Çitaku i uron shërim të shpejtë Joe Bidenit

05/19/2025 09:49
nga:Genita C

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku publikoi një mesazh ndjekësve të saj, duke i uruar shërim të shpejtë dhe forcë ish-Presidentit të SHBA-së, Joe Biden që është momentalisht duke u trajtuar për shëndetin e tij, raporton GazetaBlic.

Ajo publikoi një foto ku shihet me Joe Biden dhe Hashim Thaçin.

“Shërim të shpejtë President Biden”, shkruan Çitaku.

Kujtojmë se, Joe Biden u diagnostifikua t me kancer agresiv të prostatës.

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës