Lajme

Muharremi: Besimi në institucione shkatërrohet kur e sheh që nuk po ndryshon asgjë

05/19/2025 07:59
nga:Genita C

Analisti Shënoll Muharremi kritikon ashpër situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, duke thënë se besimi në institucionet dhe politikat nuk shkatërrohet me aksione të mëdha dramatike, por kur njerëzit shohin se nuk ndryshon asgjë, pavarësisht krizave të thella, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se kriza e thellë është përkeqësuar nga mungesa e veprimit konkret në çështje si energjia, inflacioni, dhe zhvillimi.

Muharremi kritikon mungesën e institucioneve funksionale dhe thotë se Kosova ka mbetur në një bllokadë politike të plotë.

Sipas tij, kjo ka shkaktuar një rritje të emigrimit dhe një rënie të besimit tek liderët, të cilët, sipas tij, kanë lënë pas një shtet të funksionuar dhe një shoqëri të zhgënjyer.