Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti përmes një lidhje direkte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vandalizimin e posterit të komandant Lleshit në Bujanoc.
Ai e quajti fyes këtë veprim dhe tha se ishte një një gjest i cili sipas tij, ka ngritur shumë reagime tek popullata shqiptare atje.
“Lajmin e mora të nesërmen në mëngjes, ku disa miq më njoftuar dhe më thanë se është thyer xhami dhe është dëmtuar baneri”.
“E dimë se janë dy të rinj, ndërsa kush janë ende nuk kemi mundur t’i identifikojmë. Policia po punon për t’i identifikuar këta huliganë që e kanë shkaktuar këtë dëmtim të posterit. Nuk është vetëm dëmtim i posterit, por është edhe një fyerje dhe një gjest i cili ka ngritur shumë reagime tek popullata shqiptare këtu”, u shpreh tutje ai.


