Prishtina e Re edhe zyrtarisht është shpallur kampion në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë, me ç’rast edhe ka siguruar ngjitjen në Superligën e Kosovës.
E deri në fund, Prishtina e Re ishte në garë me Vushtrrinë, e cila mbeti në vendin e dytë, e do ta kërkojë inkuadrimin në Superligë përmes barazhit, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Vushtrrisë, Armend Dallku para disa javësh kishte publikuar një “story” interesant, ku pas fitores së Prishtinës së Re ndaj Ramiz Sadikut me rezultatin 0-1, shkruante: “Shitni e bleni sa doni keni me ardh prap te kasapi”.
Megjithatë, “kasapi” mbetet në vendin e dytë e në barazh, kurse Prishtina e Re në Superligë…
/GazetaBlic Sport


