Lajme

Gjest miqësor në Samit – kryeministri italian e kap për faqe Edi Ramën

05/18/2025 11:18
nga:Genita C

Një moment miqësor mes ish-kryeministrit italian Matteo Renzi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, është kapur nga kamerat gjatë pritjes së liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Në një video të publikuar nga Euronews Albania, Renzi shihet duke e përqafuar Ramën dhe më pas e kap për faqe në një gjest që tregon afërsi dhe miqësi mes tyre.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen në rrjete sociale, duke u komentuar si një shprehje e marrëdhënieve të ngrohta mes liderëve.