Lajme

Kryeqyteti vazhdon të jetë i mbushur me mbeturina

05/18/2025 08:25
nga:Genita C

Gjendja e pastrimit në kryeqytet mbetet alarmante, pasi mbeturinat vazhdojnë të grumbullohen në shumë zona, përfshirë edhe afër shkollave “Sami Frashëri” dhe “Ahmet Gashi” në Prishtinë.

Nxënësit dhe qytetarët e tjerë përballen me kushte të pakëndshme, ndërkohë që autoritetet nuk kanë marrë masat e duhura për pastrimin e ambienteve publike.