Lajme

Arifi: VV-ja po e tregon ftyrën e vertete, po tregon që eshtë një organizatë e kuqe që per qëllim ka kapjen e shtetit

05/17/2025 18:21
nga:Y I

Sot ka dështuar për të 17-tën herë të konstituohet Kuvendi i Koosvës.Nga Lëvizja Vetëvendosje sot paraqitën edhe një propozim të ri që seancat të mbahen një herë në javë.

“Ata po deklarohen para medieve sepse nuk ka kuptim që të vijnë çdo 48 orë, për shkak se rezultati po del i njëjtë dhe unë e pashë të nevojshme që të konsultohem me ta, nëse janë të mendimit ata shprehen mendimin që të konsultohen me grupet e tyre parlamentare dhe në seancën tjetër të sjellin një vendim. Rregullorja obligon që t`i thërrasësh deri sa nuk ka një zgjidhje, natyrisht do të ishte më mirë që të kishte zgjidhje, por derisa nuk ka zgjidhje detyrohesh t`i thërrasësh çdo 48 orë. Kam një takim me kryeministrin Kurti por të natyrës tjetër, jo për këtë”, ka deklaruar Dehari pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancave, Avni Dehari, tha se pret që në seancën e radhës që pritet të mbahet me 19 maj grupet parlamentare të sjellin një vendim për këtë propozim.

Në lidhje me këtë propozim ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Avni Arifi.

Arifi ishte ashpër në reagim duke e cilësuar si pafytyrësi të VV-së këtë propozim.

Ai tha se po të ishte mundësia ‘jo cdo 48 orë por çdo 4 orë e kisha obligative seancen ne mënyre që Kosova tua sheh ftyrën e vërtete atyre që 15 vite na kanë torturuar trurin për patriotizem’

I paftyrë. Vet VV-ja e ka ndërruar rregulloren e Kuvendit tash kërkon ta anashkaloj atë. Me pas mundësi jo cdo 48 orë por çdo 4 orë e kisha obligative seancen ne mënyre që Kosova tua sheh ftyrën e vërtete atyre që 15 vite na kanë torturuar trurin për patriotizem” deklaroi Arifi për “Gazeta Blic”.

Ai potencoi se Lëvizja Vetëvendosje po tregon që eshtë një organizatë e kuqe që per qëllim ka kapjen e shtetit e jo zhvillimin e Kosovës.

“VV-ja po e tregon ftyrën e vertete. Po tregon që eshtë një organizatë e kuqe që per qëllim ka kapjen e shtetit e jo zhvillimin e Kosovës” tha Arifi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/