Lajme

Protesta me armë dhe granatime në Tripoli, një i vdekur dhe disa të plagosur

05/17/2025 16:23
nga:Y I

Një protestues ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur në qendër të Tripolit pas granatimeve dhe përleshjeve mes forcave besnike ndaj Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNU) të Libisë, raporton agjencia Libya Press.

Protestat shpërthyen pranë selisë së kryeministrit Abdul Hamid Dbeibeh, ku mijëra qytetarë kërkonin dorëheqjen e tij.

Ndërkohë, qeveria e Tripolit ka reaguar duke njoftuar se ka parandaluar një përpjekje për sulm ndaj zyrës së Dbeibeh. Sipas deklaratës së saj, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën, por tensionet nuk kanë pushoar.