Sot ka dështuar për të 17-tën herë të konstituohet Kuvendi i Koosvës.
Nga Lëvizja Vetëvendosje sot paraqitën edhe një propozim të ri që seancat të mbahen një herë në javë.
“Ata po deklarohen para medieve sepse nuk ka kuptim që të vijnë çdo 48 orë, për shkak se rezultati po del i njëjtë dhe unë e pashë të nevojshme që të konsultohem me ta, nëse janë të mendimit ata shprehen mendimin që të konsultohen me grupet e tyre parlamentare dhe në seancën tjetër të sjellin një vendim. Rregullorja obligon që t`i thërrasësh deri sa nuk ka një zgjidhje, natyrisht do të ishte më mirë që të kishte zgjidhje, por derisa nuk ka zgjidhje detyrohesh t`i thërrasësh çdo 48 orë. Kam një takim me kryeministrin Kurti por të natyrës tjetër, jo për këtë”, ka deklaruar Dehari pas dështimit të konstituimit të Kuvendit.
Kryesuesi i seancave, Avni Dehari, tha se pret që në seancën e radhës që pritet të mbahet me 19 maj grupet parlamentare të sjellin një vendim për këtë propozim.
Në lidhje me këtë propozim ka folur për “Gazeta Blic”, politikani që vjen nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.
Haliti tha se në seancën duhet të arrihet pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh.
Ai tha se gjatë kësaj kohe palët duhet të përpiqen të gjejnë pajtueshmëri për t’a zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe mundësisht edhe qeverinë.
“Mendoj që në seancen e radhës duhet të arrijnë pajtueshmëri që seanca tjetër të mbahet pasë pesëmbëdhjetë ditësh. Gjatë kësajë kohe të përpiqen të arrijnë pajtueshmëri për ta zgjedhur Kryetarin e Kryesinë e Kuvendit, dhe mundësisht edhe qeverinë. Beteja e të dyja palëve apo më mirë të them beteja në mes palësh është legjitime porë në këtë betejë ka papërgjegjshmëri të të gjithëve e që papërgjegjëshmeria e VV-së është largë më e madhe. Ajo është përgjegjegjësja kryesore për paaftësinë e sajë negociuse për krijimin e institucioneve”
Haliti tha se të dyja palët po përpiqen, njëra palë të gjejë zbraztësira te opozita e tjetra ta lodhë e demoralizoj pozitën.
Ai potencoi se asnjërës palë s’po i bëhet vonë dhe se kush do lëshoj pe dhe kur këtë më së miri e din Kurti.
“E kuptoj që të dyja palët po përpiqen, njëra palë të gjejë zbraztësira te opozita, e tjetra ta lodhë e demoralizoj poziten. Si duket asnjëres spo i bëhet vonë! Se kush do lëshoj pe dhe kur këtë më së miri e dinë Albini . Nuk do ishte befasi që së shpejti të kishte marrëveshje, në të kundërt ky soj politikanësh grindavec e pa vizion do duhej për paaftësinë e vetë të tërhiqeshin nga detyra. Formula është e lehtë, vetësakrificë politike dhe negociata” tha Haliti për “Gazeta Blic”.
Ndërsa për prozimin e LVV-së ai tha se çdo propozim i një grupi parlamentar është legjitim dhe duhet të hidhet në votim.
Ai tutje u shpreh se për gjendjen e krijuar si duket ska ndërhyrje me zarf por po i lenë t[a zgjidhin problemin vetë.
“E kam propozuar edhe unë në gazeten tuaj me 3 maj.Çdo propozim i një grupi parlamentarë është legjitim dhe duhet të hudhet në votim, por parlamenti e institucionet e tij kushtetuese e ligjore, akoma sjanë konstituar, sepse akoma s’është zgjedhur kryetari, nënkryetarët që e përbëjnë Kryesinë, kryetarët e grupeve parlamentare e as Komisionet parlamentare. Prandaj edhe votimi i kësajë kërkese s’është legjitim. Meqë Avni Dehari është i vetmi person që merr vendim për Parlamentin do të duhet të kërkonte konsensus lidhur me këtë kërkesë, por ai edhe vet mund të caktoj daten e vazhdimit të seances. Me qëllim që edhe grupet parlamentare të përpiqen që të arrijnë merrëveshje të përbashkët, ose ti votojnë organet e Kuvendit ose në pamundësi ti thrrasin zgjedhjet e reja, duke e konsultuer e zbatuar striktë Kushtetuten. Tani kjo situatë besoj që sështë e pelqyeshme për askend në Kosovë. Nëse dikush pret ndërhyrje me zarf, më duket që s ka zarfe. Zgjidhni problemin vet” tha Haliti në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë


