Lajme

Krasniqi: Qendrat sportive në veri kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe Milan Radoiçiq

05/16/2025 16:23
nga:Sh R

Ministri në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se qendrat sportive të mbyllura një ditë më parë kanë qenë të sponsorizuar nga krimi, veçanërisht nga bizneset e kryekriminelit , Milan Radojçiq.

Krasniqi tha se i njëjti jo vetëm që është në listë të zezë të thesarit amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë.

“Qendra e Sporteve në Mitrovicë të veriut ju kthye institucioneve legale të Republikës së Kosovës, përkatësisht Komunës së Mitrovicës së veriut. Nga kontrollet e bëra prej autoriteteve të sigurisë shihet qartazi që këto qendra përveç që më së paku kanë qenë sportive, kanë qenë të sponsorizuar nga krimi dhe veçanërisht bizneset e kryekriminelit Milan Radojçiq. I njëjti jo vetëm që është në Listë të Zezë të Thesarit Amerikan, por është edhe autor i sulmit terrorist në Banjskë”, tha ai ndër të tjera.