Lajme

Liderët evropianë shfaqen si fëmijë gjatë Samitit në Tiranë – kështu dukeshin Rama dhe Osmani

05/16/2025 13:20
nga:Mergim Rreci

Një moment kreativ dhe ndryshe ka tërhequr vëmendjen gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur në Tiranë.

Gjatë eventit, në ekranet gjigante u shfaqën imazhe të veçanta të liderëve evropianë – të paraqitur si fëmijë të vegjël, të krijuar përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Mes fytyrave të njohura të transformuara në versione “baby” ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.