Shqipëria është nikoqire e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Shtëpia e Europës, objekti ku do të zhvillohen aktivitetet kryesore të samitit.
Në një postim në Facebook, Rama publikoi një video ku paraqitet pamja e jashtme dhe e brendshme e objektit, me theks të veçantë në sallën ku do të mblidhen liderët evropianë.
“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa, e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë🖐️”, ka shkruar Rama në postimin e tij.


