Lajme

Hajdari: Kurti do ta bëjë qeverinë me Nismën

05/15/2025 22:08
nga:Y I

Komentatorja politike, Fatime Hajdari, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është i vetmi lider që ka ofruar zgjidhje.

Sipas Hajdarit, Kurti do ta bëjë qeverinë me Nismën.

“Kurti e ka alternativen dalëse prej kësaj situate. Nëse nuk do ta bëjë qeverinë me LDK-në, mendojë që do ta bëjë një qeveri me Nismën me 61 numra. Kurti është i vetmi lider në mesin e tyre që është angazhuar edhe që realisht kërkon një zgjidhje të problemit”, ka thënë Hajdari në “Politiko”. /Gazeta10/