Lajme

Aksident me vdekje në Tiranë, makina përplaset me bordurën anësore

05/15/2025 14:36
nga:G B

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 12:00, në Unazën Lindore, në rrugën në drejtim të Paskuqanit, shtetasi L. K., rreth 26 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me bordurën anësore, raporton Tch.

Si pasojë, shtetasi L. K. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.