Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, para seancës së Kuvendit tha se qëndrimi i LDK-së është i njëjtë.
Kurse sa i përket takimit me presidenten, ajo tha se në këtë rast nuk do të shkojnë me skenar, por, siç u shpreh, mirëpresin çdo iniciativë për të dialoguar.
“Propozimi ynë besojmë se është më i miri për situatën,” tha ajo.
Kur u pyet se a do të bëjnë kompromis, tha se të shohim çfarë do të ketë në dialog. /rtv21


