Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka mirëpritur në Prishtinë Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, së bashku me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo tha se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt integrimit evropian, përmes reformave dhe forcimit të institucioneve demokratike.
Gërvalla e informoi Presidentin Costa për rreziqet që vijnë nga politika destabilizuese e Serbisë dhe kërkoi mbështetje të qartë nga BE për shtetet që janë të përkushtuara ndaj vlerave evropiane.


