Sporti

Përfundon çereku i parë i finales Trepça – Bashkimi, ky është rezultati

05/14/2025 19:24
nga:Lorik J

Ka përfunduar çereku i parë në “Minatori”, në finalen e madhe të basketbollit mes Trepçës e Bashkimit.

Trepça ka shkuar në pushim me avantazh me rezultatin 33-26, shkruan GazetaBlic Sport.

Michael Green i Trepçës ishte më i miri në parket pas 10 minutave me 10 pikë.

Atmosfera në “Minatori” është e jashtëzakonshme, teksa në parket po zhvillohet një ndeshje tejet e mirë.

/GazetaBlic Sport