Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, raporton GazetaBlic.
Ai e ka cilësuar rezultatin si dëshmi të mbështetjes së qytetarëve dhe përgjegjësi për forcimin e stabilitetit dhe rrugës euroatlantike të vendit.
Limaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.


