Sporti

Dalin në shitje biletat për finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll

05/14/2025 17:03
nga:Lorik J

FFK ka njoftuar para pak çasteve se kanë dalur në shitje biletat për ballafaqimin Llapi – Prishtina.

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Llapit e Prishtinës luhet me 22 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Çmimet e biletave janë:

  • 10 euro në perendim
  • 5 euro në lindje
  • 3 euro në veri/jug
  • VIP / 30 euro

Fituesi i këtij dueli do të mund të luajë në kualifikueset e garave europiane.

/GazetaBlic Sport