Presidenti amerikan Donald Trump tashmë ka mbërritur në Doha, pas vizitës në Arabinë Saudite.
Sipas BBC-së, Trump është pritur nga lideri i Katarit, Emiri Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, pas zbritjes nga avioni Air Force One në një tapet të kuq.
Kujtojmë se Trump, është presidenti i dytë amerikan që viziton këtë vend në këtë shekull – dhe i pari që nga vizita e Presidentit George W. Bush në vitin 2003.
Vizita e Trump në Katar është ndalesa e tij e dytë në kuadër të turit që po zhvillon në Lindjen e Mesme. Pas Katarit, Trump do të vizitojë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


