Sporti

Garë e ashpër për Florian Wirtz, Bayern Munich dhe Manchester City kërkojnë shërbimet e tij

05/14/2025 12:11
nga:Mergim Rreci

Florian Wirtz ka shumë të ngjarë të largohet nga Bayer Leverkusen pas përfundimit të sezonit dhe tashmë ka një betejë të ashpër transferimi për të.

Sipas shumë ekspertëve, lojtari ndërkombëtar gjerman do të kalojë te Bayern Munich dhe madje pretendohet se ai ka nënshkruar një kontratë paraprake me bavarezët.

Kandidatët e tjerë për firmën e lojtarit sulmues janë Manchester City, Liverpool dhe Real Madrid.

Vetë Wirtz shkoi në një takim sekret me trajnerin e City-t, Pep Guardiola, të martën (13 maj), u raportua në Gjermani. “Sport Bild” pretendon se Wirtz shkoi në Ishull me prindërit e tij, të tre zbarkuan në Blackpool dhe prej andej udhëtuan drejt Manchesterit për t’u takuar me Guardiolën.

Pretendohet se në figurën e Florian Wirtz, Pep Guardiola sheh një pasardhës të denjë të Kevin de Bruyne, i cili do të largohet nga klubi në verë.

Vetë Wirtz ka një kontratë me Bayer Leverkusen deri në verën e vitit 2027 dhe “aspirinat” do të duan të paktën 140 milionë euro për ta shitur atë.

/GazetaBlic Sport/