Lajme

Ndalohet një person për grabitje në Pejë – Prokuroria kërkon masë sigurie ndaj të dyshuarit

05/14/2025 10:47
nga:G B

Një person gjatë 24-orëve të fundit është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës.

I dyshuari është arrestuar për veprën penale “Grabitja”.

Prokuroria ka bërë të ditur se për të njëjtin do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurimit në procedurë penale.