Sporti

Federata e Futbollit të Zvicrës zyrtarizon vendin se ku do të luhet ndeshja ndaj Kosovës

05/14/2025 10:28
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Zvicrës ka njoftuar se ndeshja kualifikuese ndaj Kosovës do të zhvillohet në Basel.

“Dy ndeshjet e para kundër Kosovës (5 shtator) dhe Sllovenisë (8 shtator) do të zhvillohen në Bazel. Ndeshja kundër Suedisë (15 nëntor) do të zhvillohet në Gjenevë”, thuhet në njoftimin e lëshuar.

Federata njoftoi poashtu se biletat për ndeshjen kualifikuese kundër Kosovës mund të blihen nga 31 korriku.