Lajme

Presidenca: Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani

05/13/2025 17:16
nga:Genita C

Të gjithë liderët e partive politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, i cili do të mbahet më 15 maj (e enjte).

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Të gjithë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes me Presidenten Osmani,” ka deklaruar Kupina.

Hasani: Kushtetuesja mund t’i ndryshojë rrethanat, Presidentja s’ka rol e as s’e ka ruajtur pozitën si figurë mbi partitë