Lajme

Vjosa Osmani: Evropa nuk është një ëndërr e largët

05/13/2025 16:16
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë marrjes së Çmimit të Evropës nga Fondacioni Panevropian “Coudenhove-Kalergi”, theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, raporton GazetaBlic.

“Evropa nuk është një ëndërr e largët. Ajo është vetë identiteti ynë. Ne jemi Evropë!”, u shpreh ajo në fjalimin e saj, duke nderuar sakrificën dhe vizionin e popullit kosovar për një të ardhme të pakthyeshme evropiane.