Lajme

Ramush Haradinaj: Do ta dëgjojmë presidenten, po e presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

05/13/2025 09:58
nga:Sh R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se do të shkojë të enjten në takim te presidentja.

Ai ka thënë se janë edhe në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese.

Haradinaj thotë se nuk ka informata nëse presidentja i ka dërguar ftesë për takim edhe NISMA-s.

“Do ta dëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka, çka sygjeron. Nëse kemi ndonjë sygjerim do ta japim, sikurse e dini ne jemi në pritje të vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese për vendimet që kanë ndodhur në seanca. Dje e kemi dorëzuar, këto ditë shpresojmë që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë. Unë e kam konfirmuar ftesën te presidentja”, tha ai.