Lajme

Kurti nuk tregon nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Osmani

05/13/2025 09:33
nga:Sh R

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse do të marrë pjesë në takimin e përbashkët me paritë politike për zhbllokimin e Kuvendit, konstituimi i të cilit ka dështuar në 14 tentime deri tash.

Kurti ka heshtur  gjatë hyrjes në Kuvend kur është pyetur të martën nga gazetarët nëse do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Osmani.

PDK, LDK e AAK kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim e 15 majit .