Lajme

Orav për takimin me Kryeministrin në detyrë: Duhet qeveri funksionale për përparim në integrimet evropiane

05/12/2025 20:54
nga:Genita C

Shefi i zyrës së BE-së, Aivo Orav, ka shkruar për takimin e ambasadorëve të Quint-it me, Albin Kurtin.

Orav ka thënë se një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, teksa ka shtuar se “status quo” aktuale s’i sjell dobi askujt.

“Sot, Ambasadorët e QUINT-it u takuan me Kryeministrin në detyrë Kurti. Një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale është thelbësore për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian. Bllokada aktuale nuk i sjell dobi askujt”, ka shkruar Orav.