Lajme

“Albini kundër Albin Kurtit” – Koci thotë se çmimin për bllokadën në Kuvend po e paguan kryeministri në detyrë

05/12/2025 19:45
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka kritikuar Albin Kurtin për zvarritjen e vazhdueshme të zgjedhjes së Kryeparlamentarit, duke theksuar se kjo situatë po e dëmton kredibilitetin e tij dhe po i ul popullaritetin, raporton GazetaBlic.

Koci theksoi se opozita, përkundër qëndrimit të saj pasiv, nuk po mban përgjegjësinë për këtë bllokadë.

Ai kërkoi që Kurti të shfaqë më shumë maturi dhe të sillet si burrështetas, duke u përpjekur të gjejë zgjidhje për të mirën e të gjithëve, dhe jo për hakmarrje politike.