Futbollisti Oltion Bilalli ka bërë reagimin e parë në rrjetet sociale që nga lëndimi i rëndë që ka pësuar në javën e kaluar, në ballafaqimin ndaj Malishevës, ku mbeti pa ndjenja dhe po vazhdon të marrë trajtim në QKUK.
Billali ka postuar në “story” një fotografi të ekipit të Gjilanit, ku ka shkruar: “Kjo është familje”.
Ekipi i Gjilanit shpalosi fanellën e tij pas fitores ndaj Prishtinës, me ç’rast edhe ia dedikuan atij triumfin e madh.
Më poshtë keni reagimin e Oltion Billalit:



