Lajme

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave, krim i pashlyer nga Serbia

05/12/2025 18:28
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar se vrasja e djemve të rinj shqiptarë që po kryenin shërbimin ushtarak në Armatën e Jugosllavisë është një kapitull tragjik i krimeve të kryera nga Jugosllavia dhe veçanërisht nga Serbia ndaj shqiptarëve, raporton GazetaBlic.

Në një forum të organizuar nga Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës, ai theksoi se nga viti 1951 deri në vitin 1993, të paktën 135 ushtarë shqiptarë u vranë në kushte të dhunshme dhe të panjohura për familjet e tyre.

Kurti nënvizoi se këto vrasje ishin një formë terrori shtetëror, duke përfshirë periudhën e pas demonstratave të vitit 1981, kur numri i viktimave u rrit.

Ai shtoi se çdo rast, çdo emër dhe çdo histori e këtyre ushtarëve do të hulumtohet dhe do të jetë pjesë e dosjeve të krimeve të Serbisë, për të kërkuar drejtësi për ta.