Sporti

Marshim për yllin e parë në fanellë, ultrasit e Vllaznisë “pushtojnë” rrugët e Tiranës

05/12/2025 18:43
nga:Lorik J

Sonte në orën 20:00 do të startojë finalja e madhe e “Final 4” mes Vllaznisë dhe Egnatias. Sonte në “Arenën Kombëtare” do të vendoset se kush do të jetë kampioni i Kategorisë Superiore për edicionin 2024/25.

Tifozët e klubit shkodran po marshojnë drejt stadiumit në kryeqytet ku janë entuziastë për fitimin e titullit kampion. Hera e fundit që Vllaznia fitoi titullin kampion ishte në sezonin 2000/01, pra 24 vite më parë.

“Vllaznit Ultras” po marshojnë drejt “Arenës Kombëtare” me shpresën për të vënë yllin e parë në fanellën kuqeblu.

/Newsport