Portieri i Barcelonës, Wojciech Szczesny, ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar një ofertë nga klubi, pasi kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit.
Veterani polak u rikthye nga “dalja në pension” për të qëndruar nën portën e Barcelonës.
“Duhet të vendos me familjen time se çfarë është më e mira për ne. Mendoj se ia kam borxh familjes sime, gruas sime, që t’i marrim këto vendime së bashku, kështu që nuk kam vendosur ende asgjë”, tha ai për Canal+.
“Shumica e vendimeve në lidhje me shtëpinë time merren nga gruaja ime dhe nuk turpërohem fare për këtë. Zakonisht marr vendimet e futbollit, por kjo është një situatë shumë e pazakontë pasi ishim të vendosur të vinim këtu për një vit për të arritur ëndrrat tona dhe pastaj të ktheheshim të luanim golf. Do të vendos në javët në vijim. Për momentin po e shijoj atë që ka ndodhur dhe nuk po pyes veten nëse do të qëndroj këtu apo jo”, zbuloi më tej Szczesny.
/GazetaBlic Sport


