Lajme

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për therjen e tre personave në Podujevë

05/12/2025 10:30
nga:G B

Një burrë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje pasi tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë pas një përleshje në Podujevë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Mjeti i mprehtë –thika është konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin, njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.