Lajme

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës, katër persona të lënduar

05/10/2025 13:13
nga:Y I

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Hetuesit e trafikut e kanë kryer shiqimin e vendit të aksidentit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, deklaroi Gashi.