Sporti

Gjest fantastik! Arteta e konfirmon ‘gardën e nderit’ për Liverpool: Duhet ta duartrokasësh më të mirin!

05/09/2025 17:37
nga:Mergim Rreci

Liverpool dhe Arsenal do të përballen të dielën në ‘Anfield’.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 17:15, me skuadrën e Arne Slot që ka siguruar titullin kampion,  shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se skuadra e tij do ta bëjë gardën e nderit për Liverpoolin, duke theksuar se janë kampionë me shumë meritë.

Mikel Arteta: “Do t’i japim Liverpoolit një roje nderi. Ata e meritojnë. Ata kanë qenë skuadra më e mirë, kanë qenë më të qëndrueshmet”.

“Ky është sporti, kur dikush është më i mirë, atëherë duhet ta duartrokasësh, ta pranosh dhe të përpiqesh të arrish atë nivel”.

/GazetaBlic Sport/