Lajme

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK: Është trajtuar, s’ka asgjë serioze

05/09/2025 17:27
nga:Sh R

Një ngjarje tronditëse që ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, drejtori i emergjencës në Prishtinë, Naser Syla deklaroi për Klanin se e lënduara është trajtuar dhe nuk ka asgjë serioze.

“Është trajtuar, s’ka serioze asgjë, është liruar me shoqërim të policisë”, tha Syla.