Golashënuesi më i mirë i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit, duke marrë në shtëpi çmimin që i shkoi Phil Foden (Man. City ) sezonin e kaluar.
Sulmuesi egjiptian, i cili dha një kontribut të madh në triumfin e Reds në Premier League , fitoi çmimin me 90 përqind të votave. Ai është fituesi me më shumë vota këtë shekull, duke mposhtur emra si Cristiano Ronaldo , Thierry Henry dhe Wayne Rooney, transmeton GazetaBlic Sport.
Kështu, Salah bëhet vetëm lojtari i dytë që e fiton çmimin tri herë – pasi e kishte fituar më parë në vitet 2018 dhe 2022. Deri më tani, vetëm sulmuesi legjendar i Arsenalit, Thierry Henry, e kishte arritur një gjë të tillë.
Sulmuesi 32-vjeçar nga Afrika e Veriut u vlerësua pas një sezoni në të cilin shënoi 33 gola dhe dha 23 asiste në të gjitha garat – 28 prej të cilave ishin vetëm në ligën angleze.
Në vendin e dytë në votim ishte Virgil van Dijk, shoku i skuadrës së Salahut. Alexander Isak i Newcastle u rendit i treti, ndërsa Declan Rice i katërti.
/GazetaBlic Sport/


