Simone Inzaghi kthehet të flasë edhe një herë tjetër për mbrëmjen magjike të “San Siros”, ku Interi i tij arriti që të siguronte finalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Në mikrofonat e “TG1”, ai ka premtuar që më e bukura duhet ende të vijë: “Inter-Barcelona ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme dhe me emocione të papërshkrueshme, që u alternuan mes tyre për 130 minuta.
Mendoj se zëvendësimet në këtë takim ishin vendimtare, sepse na kanë sjellë energji të freskëta dhe që në ndeshje kaq të gjata janë të rëndësishëm.


