Lajme

‘Ftesa e presidentes Osmani për daljen nga ngërçi”- Kurti s’deklarohet për gazetarët!

05/09/2025 13:08
nga:Y I

Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti është pyetur në lidhje me një ftesë të mundshme nga presidentja Vjosa Osmani për një takim me liderët politikë me qëllim të zhbllokimit të situatës.

I pyetur nga gazetarët, Kurti zgjodhi të mos komentojë, duke vazhduar kështu qëndrimin e tij të rezervuar ndaj iniciativave të tilla.

Edhe këtë herë, ai ka refuzuar të japë një përgjigje.

Kurti e ka ftuar LDK-në për koalicion, por kjo e fundit ka propozuar qeveri tranzitore.