Lajme

PD mbyll sot fushatën, Berisha: Në 12 maj jemi mazhoranca e re

05/09/2025 11:47
nga:Y I

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu i bëri thirrje diasporës të marrë pjesë në zgjedhje.

Berisha u tregua entuziast se në 12 maj, pas zgjedhjeve opozita që ai drejton do të jetë mazhoranca e vendit dhe këtë sipas tij e ndjen edhe kryeministri.

“Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite pas 11 maj kjo opozitë do të bëhet mazhorancë e vendit. Kjo është ndjesia më reale tek njerëzit, por në mënyrë më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama”, tha Berisha.

I pyetur për impaktin e këshilltarit amerikan të PD, në fushatën e këyre zgjedhjeve Berisha u përgjigj:

“Chris LaCivita është faktor madhor i kësaj fushate dhe i fitores së 11 majit”.