Lajme

Bajrami: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë ‘Kosova apo Albulena Haxhiu’

05/09/2025 11:07
nga:Y I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka kritikuar drejtuesin e seancës dhe ka dhënë detaje për veprimet e LDK-së në lidhje me vendimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Ajo njoftoi se LDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar anulimin e dy vendimeve të ZRRE-së, përfshirë atë që ka të bëjë me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Do të vazhdojmë t’i marrim nënshkrimet dhe të hënën do të kërkojmë zyrtarisht nga ZRRE anulimin e këtyre vendimeve,” theksoi ajo.

Bajrami gjithashtu deklaroi se nëse vendi shkon në zgjedhje, fletëvotimi duhet të jetë i thjeshtë: “Kosova apo Albulena Haxhiu. Qytetarët të zgjedhin mes tyre.”